Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga shefja për Shqipërinë Anita Tuladhar, po zhvillon një vizitë në Tiranë. Kështu, sot, perfaqësuesit e misionit kanë qenë në Ministrinë e Financave, ku janë takuar me kreun e këtij dikasteri, Arben Ahmetaj. Mësohet se misioni i FMN do të qëndrojë në vend dy javë, kohë gjatë së cilës do të zhvillojë takime me autoritete të shumta, për të analizuar gjendjen e financave publike, zhvillimet makro-ekonomike dhe situatën fiskale.

Në axhendën e takimeve është edhe një kokë më kokë me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Vizita e misionit të FMN vjen pas miratimit të këstit të radhës të kredisë që bordi i FMN miratoi për qeverinë shqiptare, duke i hapur rrugë disbursimit të 72.4 milionë eurove dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.