Një mësuese në Kazakistan u pezullua nga detyra pasi e ndëshkoi nxënësen e saj që të mbante një karrige të rëndë mbi kokë, vetëm sepse ajo kishte shkuar me vonesë në klasë.
Në këtë video të publikuar në rrjetet sociale shihet mësuesja, e cila kërcënon nxënësit e tjerë, duke thënë se kushdo që nuk ka bërë detyrat e shtëpisë do të marrë po të njëjtin ndëshkim.
Sipas medieve vendase, sapo u bë publik lajmi, mësuesja është justifikuar me faktin se nxënësja e kishte një rast të përsëritur vonesën në shkollë.