Kjo festë nuk u ka shpëtar VIP-ave të vendit tonë. Të shumë janë ato që kanë bërë publike nënat e tyre nëpërmjet fotove të publikuara në rrejte sociale. Ja si urojë disa prej tyre në këtë ditë ditë: 

Soni Malaj: “Festa e gruas, është në stinën e pranverës, sepse të gjitha ju, jeni të bukura si kjo stine. Keni forcën e madhe brenda jush, të luftoni sfidat e jetës. Të luftoni për familjen, për fëmijët tuaj, të luftoni kundër fatkeqësive, kundër sëmundjeve të tmerrshme, kundër fenomeneve të këqija shoqërore. Gëzuar 8 Marsin, të gjitha grave dhe paçi gjithmonë pranverë në jetët tuaja”.

Fiori Dardha: “Jam shumë e lumtur që në këtë 8 Mars sytë e nënës sime qeshin!  …dhe lerini gratë të festojnë sot! E di që 8 Marsi, më shumë se sa një festë është një ditë reflektimi, por është edhe një ditë ku ato duhet të ndjehen të lira. Ndaj, të dashura zonja e zonjusha, nëse sot keni vendosur të organizoheni si kolektiv apo si fis, të drekoni bashkë, të kerceni vals me njëra-tjetrën e të "harboheni" pa e vrare mendjen për hallet e përditshmërisë, bëjeni! Vishuni bukur dhe kënaquni! GËZUAR”- ka shkruar prezantuesja duke përcjellë një mesazh sa realist aq dhe motivues për femrën shqiptare.

Motrat Hoxha: “Kjo është për femrën që i bën të gjitha”- ka shkruar Sara në fotografinë ku duket vetëm e ëma. Ndërsa Lori ka shkruar një urim-dëshirë me admirim për të ëmën: “Sa ty, si ty, qoftë edhe sa gjysma jote”.

Ermal Fejzullahu: “Gëzuar 8 marsin nëna jem e mira. Të dua shumë shumë”- ka uruar këngëtari.

Klaudia Pepa: “Gjeta këtë foto edhe pse nuk është më e bukura. Shumë urime për nënën time dhe të gjitha gratë”- shkruan Klaudia për nënën e saj.

Nora Istrefi: “Urime 8 marsin të gjitha Mamitave”- uron Nora për të gjitha nënat.

Ndërsa bashkëshorti i saj Robert Berisha ka uruar Norën. “Urime 8 marsin o mami e Renee’s. Ju dua shumë”.

Aurela Hoxha: “Gëzuar për qenien më të bukur dhe më të brishtë në botë…Grua, nënë”- shkruan ajo, krahas fotos.

Endrit Mërtiri: “Gëzuar 8 marsin femra më e rëndësishme e jetës sime”- ka shkruar Endriti për të shoqëruar foton e ëmbël me të ëmën.