Që në orët e para të mëngjesit, dyqanet e luleve në qytetin e Durrësit janë mbushur plot me klientë të moshave të ndryshme. Fëmijë të vegjël, vajza, nëna e burra të shumtë kanë mbajtur radhën për orë të tëra, që t’u blenë grave e nënave në këtë ditë të veçantë për to, lule në shenjë mirënjohjeje dhe respekti.

Për luleshitësit, 8 Marsi, dita e gruas, është dhe dita kur ata bëjnë më shumë xhiro gjatë gjithë vitit. Kjo vihet re më së miri në qytetin bregdetar, ku në çdo dyqan lulesh, qytetarë të shumtë ishin dyndur për të blerë këtë dhuratë simbolike për familjaret dhe të afërmet e tyre.

Nga të gjitha lulet e zgjedhura për dhuratë, sipas luleshitësve, trëndafili i kuq ishte ai më i preferuari.