Përmbytjes në zonën e Kënetës në Durrës nuk i kanë shpëtuar as kafshët e gjora.

Një qen ka përfunduar në këtë kanal me ujëra të ndotura dhe përpiqet dëshpërimisht që të dalë prej aty. Por nuk mundet, pasi muri është i lartë dhe nuk e kapërcen dot.

Të vetmit që përpiqen ta ndihmojnë janë dy ‘shokë’ të tij, që duke lehur, kërkojnë të sinjalizojnë banorët përreth që dikush të shkojë e ta nxjerrë nga ai kanal me fekale.

Urojmë që qeni i gjorë të dalë sa më shpejt!