Mësuesi i njohur në Durrës Sofokli Garo, është nderuar këtë 7 mars me titullin “Nderi i qytetit”, një çmim i akorduar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Por si e ka përjetuar këtë titull të rëndësishëm bija e profesorit të nderuar, Floriana Garo? Sigurisht që e përshkruar nga emocione të mëdha.

Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, në një prononcim për “DurrësLajm” tregon se gjatë ditës së sotme është ndjerë më e emocionuar dhe më krenare se kurrë më parë.

“Jam më shumë e emocionuar për babin, sesa kam qenë ndonjëherë për veten time në çdo dalje publike që kam pasur. Jam e lumtur që më në fund iu njohën meritat e një jete në fushën e mësimdhënies”, tha moderatorja bukuroshe.

Për Florianën, babai i saj ka qenë shembulli më i mirë dhe motivimi i saj për të synuar për më të mirën e për të mos u dorëzuar kurrë!

S.L.