Ditën e shtunë në Gjermani është zhvilluar Kampionati Botëror i Mjekrës dhe Mustaqeve, ndaj burra mjekroshë nga e gjithë bota u bashkuan atje.
Në konkurs ishin më shumë se 300 pjesëmarrës të cilët ndoqën kompeticionin në Shoemberg.
Ky kampionat, që për herë të parë është zhvilluar në vitin 1990, ndërron vendin mikpritës çdo vit.