Në Rusi është i njohur fenomeni i “soderzhanki”, ku bossat rus mbajnë dashnoret e tyre kundretj shërbimeve seksuale. Por me krizën e naftës bosët duhet ti thonë lamtumirë dashnores dhe të kthen në familje tek bashkëshortet, kjo pasi kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe bosët nuk mund ti përballojnë më.

Në një rrëfim për “Daily Mail”, “Soderzhanki” Marina tha se i ofronte të dashurit të saj marrëdhënie të cilësisë së lartë, përfshirë seksin dhe kurrë nuk i shkaktonte telashe.
Si këmbim ai i siguronte paratë, 2000 euro në muaj, që i duheshin për të rritur dy fëmijët që 35-vjeçarja kishte nga martesa e saj e dështuar.

“Jam e bukur dhe ai është krenar të mburret me mua te shokët e tij gjatë pushimeve. Flas anglisht dhe italisht dhe në fjalorin tim nuk ka fjalë si “humor i keq” apo “martohemi bashkë”. Tani sponsori im nuk mund të më përballojë më dhe mua më duhen para”, – rrëfen Marina.

Kriza e ka detyruar Marian të jetojë në një apartament të vogës dhe të kërkojë për një të dashur të ri, I cili mund ta mbaj.

Kjo gjë ka ndodhur dhe në vitin 2009 ku “soderzhanki-t” u braktisen në masë në Rusi.

Psikologët e shpjegojnë me rënien e çmimeve të naftës, kjo gjë do t’i kthejë gjithnjë e më shumë burrat te familjet.