Ronela Hajati ka pak kohë që është shkëputur nga shtëpia diskografike MaxProducion. Në një intervistë për Express Rozë, Ronela ka treguar për konfliktin e saj me ta.
Ajo tregon se është shkëputur nga Max Production pasi është trajtuar shumë keq nga ana e tyre, duke iu drejtuar specifikisht drejtuesve:
‘Është produksioni i vetëm që më ka nxirë jetën dhe karrierën…Nuk ndjej asnjë lloj respekti për ta, madje ndjej neveri për drejtuesit e atij produksioni’ Young Zerka ka thënë se pasi ata janë shkëputur prej tyre, kanë dëgjuar fjalë se ata nuk do të kishin si të vijonin më karrierën. ‘Kjo do të ishte e vërtetë sikur të më kishin krijuar ata si artiste, por unë kam vite karrierë të cilën e kam ndërtuar vetë dhe me ndihmën e njerëzve krejtësisht të tjerë’
Gjithashtu, Young Zerka ka shprehur vlerësimin për Ronelën si vajzë dhe si artiste: ‘Ronelën e vlerësoj shumë, pasi ajo i shkruan vetë tekstet e këngëve. E vlerësoj shumë çdo vajzë që i shkruan apo i krijon vetë këngët’.
Pa u përmendur nuk ka shpëtura sa fakti që ato janë etiketuar si çift. Por të rinjtë kanë bërë erdhe një herë ironi me këto aludime, duke thënë se ata kishin 34 vjet të lidhur, por kishin ndërmend të prisnin edhe 34 të tjera për ta shpallur publikisht.