Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme: eksodi. Ajo kujtohet si java e eksodit masiv të mijëra bashkëatdhetarëve, për të cilët askush nuk mbajti statistika. Jo vetëm në Durrës, nga ku u nisën dhjetra anije e motopeshkatore, të tejmbushura me qytetarë të të gjitha moshave, por edhe në anën tjetër të Adriatikut janë gjendur të papërgatitur dhe, megjithëse kanë kaluar 25 vjet, shifrat janë kontradiktore. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën mbi 25 mijë shqiptarë.
Astrit Tahiri, gazetari durrsak i TVSH, është ndër gazetarët e paktë që është edhe dëshmitar okular i ngjarjeve që rrodhën ato ditë. Gazetari pohon se eksodi ishte përgatitur dhe njohur nga udhëheja e lartë komuniste. “Eksodi i Durrësit ishte i parapërgatitur dhe i njohur mirë edhe nga udhëhegja e lartë e shtetit. Një natë para se të nisej anija me e madhe panameze, mua dhe korrenspondetin e ATSH na thirrën në Komitetin e Partisë. Ishte ora 11:00 ose 12:00 e natës, nuk na kishin thirrur ansjëherë më parë e nuk na thanë pse na thërritën. Ishte ministri i brendshëm, një sekrtar i Komitetit Qëndror të Partisë, ishin mbledhur në Durrës për situatën. Kishin hipur disa njerëz në anije dhe thoshin do t’i zbresim nga anija apo do t’i lëmë të ikim. Ministri i brendshëm i thoshte shefit të forcave specialle që porti është zonë kufitare dhe duhet t’i ndalojmë, kush e kalon kufirin duhet të qëllohet. Shefi i forcave speciale i thotë, po nëse vijnë një mijë vetë menjëherë do t’i qëllojmë? Në Durrës u plagos rëndë një djalë, këtu në qendër, nga kjo ka marrë hov populli që janë larguar masivisht," – tregon Tahiri.
“Ikja ka qënë e dhimbshme për ne durrsakët sepse përjetonin largimet e të gjithë shqiptarëve, – tregon më tej Tahiri. – Iku po atë ditë një shok i imi i klasës, Arbeni, me vajzën 5-muajshe. Sot vajza është kampione noti. Ai e quante të pamundur jetën këtu.”
Durrësi, që gjatë gjithë muajit shkurt 1991, përjetoi disa tentativa të njerëzve për t’i hapur dyert e portit, përpjekje që shpesh herë nënshtroheshin vetëm nga zinxhirët e tankeve të diktaturës në rrugë.
K. H.





