Pak pasi Eneda Tarifa ka regjistruar në Londër këngën “Përrallë”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian në Stokholm të Suedisë, zbulohet e vërteta e fillesës së këtij projekti muzikor.
Sipas revistës “Story”, që i referohet burimeve të brendshme të Festivalit të RTSH-së, autorja e këngës Olsa Toqi e kishte krijuar këngën për artisten e re, Semi Jaupaj. Toqi kishte menduar Japupajn zërin e duhur për ta interpretuar dhe për ta përballuar këngën live. Por pasi e dëgjoi krijimin, Semi refuzoi të merrte përsipër interpretimin pasi nuk ra dakord me disa elementë të “Përrallë”. Duke mos gjetur gjuhën e përbashkët me autoren, Semi u tërhoq nga pjesëmarrja në festival.
Emri i dytë pas Semit për këngën ishte Eneda Tarifa, njëkohësisht moderatore e spektaklit të humorit “Portokalli”. Për këtë detaj nuk është folur asnjëherë në media, ndërkohë që në Eurosong kënga do të vijë e ndryshuar. Nën titullin anglisht “Fairytale Love”, Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion në muajin maj. /Revista Story