Një nga juristet më të njohura në vendit Eni Çobani, e krahason veten sot me Diplomaten e Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme, Federica Mogherinin.
Eni ka gjetur frymëzim nga ajo duke postuar një foto ku shfaqet pa grim e make-up. Nuk ndodh shesh ta shohim në këtë mënyrë juristen pasi ajo i kushton mjaft rëndësi look-ut të saj në daljet televizive.
“Mirmëngjes! Më ka pëlqyer diskutimi i shumë prej jush për origjinalitetin, finesën, dhe pastërtinë e figurës së Znj.Mogherini dhe gjithsëcili nga ne duke qenë origjinal është më i vërtet ashtu siç kemi ardhur në këtë botë. Unë kam vendosur me kohë të jem kjo që shikoni me të mirat dhe difektet e mia ndoshta nuk jam perfekte por jam ORIGJINALE”, shkruan ajo krah fotos së publikuar.