Ndrikulla dhe shtriga! Kështu i cilëson portali “Lapsi.al” gazetaret e njohura shqiptare si Ilva Tare, Desada Metaj, Fiori Dardha etj.

Nuk dihet pse e ka i vënë këtë epitet zonjave të famshme portali i lajmeve që drejtohet nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Nëse kishit menduar se pas vdekjes së Sadnës, “Bidai” mbaroi, jeni gabuar! Ja ku vazhdon seria shqiptare e atyre të vetëquajtura shtriga… nga e majta në të djathtë: Iris Luarasi, Desada Metaj, Ana Kekezi, Ilva Tare, Ornela Bego dhe Fiori Dardha, në këtë fundjavë gazmore!”, shkruhet në lajmin e publikuar nga ky portal.