Flokët kaçurrele ngjyrë gështenjë të 4-vjeçarit Farouk James dhe fytyra e tij jashtëzakonisht e ëmbël, kanë bërë që ai të çmendë internetin.

Farouk është aq i vogël sa akoma nuk ka filluar ende shkollën, megjithatë ai është bërë tepër i njohur në rrjetet sociale dhe gjithashtu ka bërë debutimin e tij të parë, javën e kaluar në “London Fashion Walk”.

Aktualisht ka mbi 70 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram që menaxhohet nga e ëma, ndërsa kjo e fundit ka treguar se e ndalojnë në rrugë për të bërë foto me djalin e mrekullueshëm që ka.