Përleshet me fotografin pasi ai i është afruar më shumë seç duhet. Kjo gjë ka ndodhur me Kendall Jenner e cila ka qenë duke dalë nga një klub nate në Paris, së bashku me shoqen e saj Gigi Hadid.

Në fotot që qarkullojnë në media, modelja 20-vjeçare shihet teksa përleshet me paparacin.

Ajo ishte aq e nevrikosur saqë është ndalur nga menaxheri dhe badigardi i saj, të cilët më vonë kanë qortuar fotografin.