“Denim Desserts” (Ëmbëlsi prej xhinsi) është quajtur linja e punuar nga RiRi dhe Manolo, e publikuar në numrin e ri të Vogue-n britanike. Manolo është shprehur tepër entuziast për këtë bashkëpunim: ‘Jam shumë i mikluar nga rezultatet. Të punoje me Rihanna-n ishte e mrekullueshme; grinta, pasioni, kreativiteti dhe stili i saj janë shëmbëllyer në këto dizenjime të shkëlqyera! Të gjithë do t’i dashurojnë ato sapo t’i shohin!’

Por nuk mbetët pas dhe Rihana, të cilës nuk i mungon entuziazmi nga ky bashkëpunim. Në kopertinën e Vogue-s Riri ka veshur dizenjon më të rrezikshe të koleksionit: çizmet që mbërrijnë deri tek beli- dhe janë të shoqëruara nga një rrip mesi me elemente kristali. Me sa duket këto  janë të preferuarat e Ririt, pasi shpërfaqin më së miri karakterin e saj- por edhe të femrave që kërkojnë të njejtat gjëra si ajo: të ndihen të forta, të ndihen femra.

“Ditën kur do të shikoj një femër në rrugë me këpucët e mia…do t’i turrem nga mbrapa dhe do t’i bërtas- ah sa keq më vjen për atë- do t’i bërtas: ‘Ndalo! Dua të bëj një selfie! Kush je ti? Ku i gjete ato?’ Do jetë një supermoment!”. Megjithatë, 28-vjeçarja nuk e këshillon veshjen e këpucëve të saj në një takim.

‘Varet nga lloji i takimit që do të kesh’, tha ajo duke qeshur për Vogue, ‘Kujdees! Këto çizme janë të rrezikshme! Nëse ke ndërmend të kthehesh të flesh në shtëpinë tënde, mos i vish! Do të të rrëmbejnë nëse i vesh këto çizme, këto çizme hapin telashe!’