Edhe vajza e aktores së njohur Ema Andrea, Sara Kapo i është bashkuar fushates "Një fije floku për më shumë buzëqeshje”duke u shfaqur së fundi pa asnjë fije floku në kokë. Ajo i ka prerë fare flokët e saj të gjatë, për t’i dhuruar për fëmijët me kancer.
Sara Kapo u përfshi në fushatën e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer, duke u realizuar paruke me flokë reale.
“Një gjest shumë i guximshëm dhe për t’u patur zili. Të falenderojmë shumë Sara për dëshirën e madhe për të dhënë kontributin tënd,”- shkruhet në faqen e Facebook të “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”.