Nuk do ta kishim besuar që do të ndodhte kjo gjë. Me atë që kemi parë në daljet e saj kohët e fundit kemi kuputar që Victoria Becham ka hequr dorë nga takat, madje ka filluar të përdor atlete “Adidas”.

Koha kur ikona e njohur e modës do të deklaronte hapur se “i urrej përtej imagjinanës këpucët e sheshta” apo “nuk mund të përqendrohem me këpucë të sheshta” ka përfunduar.

Që në fillimet e saj me grupin “Spice Girl”, Victoria do të konsiderohej si vajza elegante me taka të larta, dhe duket se i qëndroi besnike këtij përcaktimi të parë, për shumë vite. 

Në një intervistë të fundit për “Telegraph”, Beckham ka thënë: "Nuk mund t’i mbaj më këpucët me taka. Të paktën jo gjatë kohës që punoj. Unë udhëtoj shumë", – thotë ajo, pasi komenton edhe veshjet e koleksionit të ri “Vjeshtë 2016”, në të cilin duket se ka ndryshuar edhe konceptin për veshjen: “Veshjet duhet të jenë të thjeshta dhe të rehatshme"

Të rehatshme, janë fjalët që thotë vërtet Victoria Beckham.