Ish-Miss Bosnja, Slobodanka Tosic është dënuar me 2 vjet e gjysëm burg pas tentativës për të vrarë një nga bosat e mafjes boshnjake, Djordje Zdrale-n. Bukuroshja është zbuluar pas një aksioni të shtetit, të quajtur‘Operacioni Kukulla’, për të kapur rrjetin mafioz në të cilin ajo ishte e përfshirë.

29-vjeçarja, modele e Playboy-t serb e kishte joshur atë për ta çuar më pas tek vendi ku rivalët e Zdrale-s i zunë pritë duke e qëlluar, por ai arriti të shpëtonte. Pas Slobodanka Tosic-it qëndronte një tjetër prej kreve të mafies, gjithashtu partneri i saj, Darko Elez.

Tosic u arrestua në Kroaci në 2015-ën, për t’u ekstraduar më pas në vendin e saj. Më pas ish-Missi iu nënshtuar një proçi gjyqësor në të cilën u ftua të dëshmonte dhe Djordje Zdrale. Tosic u dënua me 2 vjte e gjysëm burg nën akuzën e tentativës për vrasje.