Me rritjen e çmimit të biletës së autobusit në kryeqytet, jo të gjithë kanë mundësi ta përballojnë transportin me urbanë.
Pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për 10 lekë më shumë, për shumë qytetarë që bëjnë disa herë lëvizje me urbanë brenda së njëjtës ditë, çmimi i ri i biletës i rëndon xhepat e tyre.
Ndoshta te ky grup bëjnë pjesë dhe këta dy fëmijë, që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këtë mënyrë për të mos paguar para, duke rrezikuar edhe të aksidentohen rëndë…