Të gjithë e njohin pasionin e kryeministrit të vendit për basketbollit, ëndërr të cilën e ka ndjekur në rinin e tij. Megjithatë, ka pak foto dhe video të publikuara të asaj periudhe. Ka qenë Shkodra e cila ka bërë publike një foto e viteve 1986, e bërë para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, luajtur në pallatin e vjetër të sportit në Shkodër (sot Katedralja e qytetit). 

Kryeministri aktual është i pari, nga e majta, lart, dhe mban numrin 11, ndërkohë që lojtarët e tjerë të ekipit dinamovit në këtë takim ishin edhe Arben Dedej (nr.14), Sokol Bellova (nr.4), Fatmir Cuka (nr.9) dhe Ilir Trebicka (ndërtuesi i stadiumit “Loro Boriçi”, aktualisht), me numrin 13. 

Ndërkohë, Vllaznia do të luante në atë takim me Sokol Kalajn (nr.10), Avenir Kalajën (nr.12), Astrit Zaganjorin (nr.4), Marin Shestanin (nr.7) dhe Korab Llazanin (nr.5). Gjyqtarë të takimit ishin Sulejman Kazazi dhe Faruk Rizvanolli. Porjo vetëm kaq, Shkodra sjell dhe një kujtim tjetër të Edi Ramës, kundërshtar i skuadrës së këtij qyteti në basketboll. Veterani i sportit, Angjelin Deda, ka ruajtur disa blloqe shënimesh të ndeshjeve të ndryshme, në disa lloje sportesh. Eshtë data 29 mars 1987. Vllaznia pret në Shkodër Dinamon dhe mundet prej saj me rezultatin e ngushtë 75-74. Edi Rama është sërish në fushë për ekipin fitues, madje këtë herë ka përkrah edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Ilir Beqja.