Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i kërkoi ekipit të tij për të mësuar nga humbja e mbrëmshme në “San Siro”, pavarësisht prenotimit të një vendi në finalen e “Coppa Italia”. Avantazhi 3-0 i gjysmëfinales së parë nga liderët e Seria A nuk mjaftoi, sepse Interi barazpeshoi gjithçka në kohën e rregullt të sfidës së kthimit. U deshën të jepeshin edhe dy herë nga 15 minuta kohë shtesë, por që nuk ndryshuan gjë. Kësisoji, hynë në lojë penalltitë, prej nga bardhezinjtë u treguan më të saktë, duke fituar 5-3 në “San Siro”, të mërkurën.
Alegri tha se të besuarit e tij e kanë të nevojshme për të nxjerrë mësime. “Ndeshjet si sonte duhet të na mësojnë se mund të keni ndërtuar një avantazh të shëndetshëm, por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka përfunduar, – tha ai.
– Ne kishim nevojë për t’u përballur më mirë me këtë situatë dhe të pranojmë se në futboll duhet të “gërmosh thellë” derisa arbitri i fryn bilbilit përfundimtar.” Një dopietë e Marcelo Brozovic dhe një gol i Ivan Perisic e panë Interin të luftojë për në finale, teksa kishte barazpeshuar disavantazhin e pastër, 3-0, të fiksuar në Torino. Por, Rodrigo Palacio e humbi penalltinë dhe ky moment, pas 120 minutash lojë, provoi të ishte vendimtar.
Me gjithë punën e ekipit të tij, Allegri ishte i kënaqur për kalimin në finale, kundër Milanit. “Interi me të vërtetë u shfaq krejt ndryshe sonte, na vuri nën presion, – tha trajneri bardhezi. – Për 70 minuta ne nuk kemi bërë asgjë për të shënuar, pastaj kemi filluar të përbëjmë kërcënim të madh përpara. Në kontrast të plotë me fillimin e ndeshjes, ne e përfunduam duke pasur shanse të shumta për ta mbyllur ndeshjen pa shkuar në shtesë dhe te penalltitë.”