Interi po kërkon me ngulm Mousa Diabi dhe për këtë në marrëveshjen me Al Itihad mund të përfshihet Kristjan Asllani. Zikaltërit duan ta largojnë menjëherë mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se për Asllanin janë investuar rreth 15 milionë euro.

Sa i pëket Diabi, operacioni mund të shkojë drejt konkretizimit nëse përfshihet një lojtar ose francezi  pranon uljen e pagës. Pavard ose Asllani janë alternativat që Interi i ofroi Al Itihadit.

Diabi është 27 vjeç dhe do të kontribuonte në krahun e djathtë të sulmit dhe jo vetëm. Bajer Leverkusen mbetet po ashtu në garë për shërbimet e tij.