Policia Kufitare ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.
Bëhet fjalë për shtetasen J. Y., e cila është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Po ashtu, Policia Kufitare e Sarandës arrestoi një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa katër persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe posedim të armëve sportive.





