Është pikërisht kjo historia midis Heather McGillion dhe Adonis Rodriguez, te cilët jetonin në Republikën Domendikane.
E ndërsa vajza kthehet në Skoci për të sjellë në jetë djalin e tyre, Adonis lidh martesë me një turiste gjermane.
Çifit punonte në një hotel dhe kishin dy vite që njiheshin. Heather kishte mbetur shtatzënë pas 1 viti lidhje, dhe kishin planifikuar të jetonin familjarisht në Ishujt Karaibe. Çifit ishte ndarë përkohësisht pasi Adonisit i kishin mohuar lejene e qëndrimit në Skoci, në vendin ku do të vinte në jetë djali i tyre.
Pasi kishte sjelle në jetë djalin e tyre, ishte pikërisht një mesazh në Facebook që shkatërroi gjithë ëndrrat e saj. Miqtë e saj kishin gjetur rastësisht foto nga martesa e Adonisit me një turiste gjermane në Republikën Dominikane, ku të sapomartuarit dukeshin të 2 të qeshur e të gëzuar ndërsa dhëndri mbante nusen në krahë.
“Kur e hapa mesazhin, u ndieva sikur sapo isha përplasur nga një autobus 2-katësh. Adonisi e kishte përqafuar atë ndërsa ajo kishte veshur një fustan të bardhë. Sa më shumë që e mendoja, aq më e pakuptueshme më dukej.
Kishim vetëm pak javë larg nëri-tjetrit, nuk ka mundësi që Adonisi të kishte njohur dikë tjetër në kaq pak kohë”, rrëfen ajo për DailyMail.
Nëna e re, beson se i dashuri i saj ka flirtuar me Julia-n për një kohë të gjatë. Gjatë kohës që ajo ka qëndruar në vendin e saj, ata mund të jenë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë marrë vendimin e beftë për t’u martuar.