Të jesh asistent i ndonjë ylli të madh të shoubiznesit, nuk është një punë ëndrrash, por madje mund të thuash se herë-herë është e tmerrshme.

Autori Jack Sutherland i librit “Stars, Cars and Crystal Meth”, që dikur ka punuar si asistent personal i yjeve të mëdhenj të Hollivudit, thotë se kjo punë nganjëherë është aq e rëndë, sa të vjen të bësh vetëvrasje.

Sipas tij, detyra e asistentit personal për yjet e famshëm përfshin blerjen e drogës, të cilën duhet ta mbajnë vetë, pastaj duhet t’ua fshijë hundët atyre kur dalin nga tualeti, duhet t’u mbajnë ilaçet e tyre, tu lajnë rrobat me detergjent të posaçëm në banjë, të qëndrojnë zgjuar tërë natën për të qenë në dispozicion të kërkesave të tyre, e shumëçka tjetër.

“Ata nuk e njohin fjalën ‘jo’. Ata tmerrohen për vdekje kur e dëgjojnë këtë fjalë të vogël kur kërkojnë diçka të pamundur. Duan që të tregojnë se janë të gjithëfuqishëm, zotërues të universit”, shkruan Jack.