Lumnije Thaçi, bashkëshortja e presidentit të sapozgjedhur kosovar Hashim Thaçi, mbrojti sot tezën e doktoraturës dhe mori titullin “doktor i shkencave”, pranë Universitetit të Tiranës. Në disa fotografi që Ganimete Musliu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar në Facebook, Lumnije Thaçi shihet në shoqëri të deputetes Musliu, të djalit të saj Endritit, të njohurve, etj. Presidenti i sapozgjedhur kosovar nuk gjendej krah bashkëshortes së tij në këtë të ditë të shënuar.
Lumnije Thaçi mbrojti tezën e doktoraturës me temë “Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë”. Në një prej fotove, ajo është edhe me rektorin e Universitetit të Tiranës dhe anëtarë të tjerë të komisionit të vlerësimit.