Torino po kalon një ndër momentet më të vështira të sezonit, ndaj dhe fansat kanë humbur durimin, duke kërkuar shkarkimin e trajnerit Ventura. Presidenti i Torinos, Kairo ka gjetur një zgjidhje për të motivuar ambientin.

Më 7 mars, Torino do të presë Lazion në shtëpi, ndaj dhe presidenti i “demave” ka vendosur të ftojë sa më shumë femra në stadium, duke ulur çmimin e biletës për to nga 10 në 1 euro, në bazë të vendit që do të zgjedhin në stadium. Ideja e Kairos pritet të ndryshojë atmosferën dhe të sjellë fitoren tek Torino, pasi pikët nevojiten me urgjencë për të siguruar sa më shpejt mbijetesën.