Lideri i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, është arrestuar sot në mëngjes në banesën e tij në Prishtinë.

Raportohet se Ymeri është shoqëruar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pasi është lëshuar një urdhër-arresti në drejtim të tij, si rezultat i një përplasjeje fizike në qershor të vitit 2012 me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Asokohe, Ymeri së bashku me deputetin Rexhep Selimi dhe ish-deputetin Florin Krasniqi, kanë sulmuar verbalisht dhe fizikisht deputetin Haxhiu në mjediset e parlamentit të Kosovës.

Mediat kosovare kanë siguruar videon kur Ymeri shoqërohet nga policia.