Një grua në Idaho (SHBA) i ngriti kurth bashkëshortit, pasi ai po përpiqej të niste një marrëdhënie jashtëmartesore me shoqen e saj të ngushtë, Sam-it, së cilës i shkruante mesazhe në “Facebook”.
Sam, pasi ra dakord me shoqen, reagoi pozitivisht ndaj interesit të burrit, Cody. Të dyja shoqet janë bërë bashkë duke filmuar çdo gjë dhe me kamera, dhe në momentin që burri ka mbërritur te dera e Sam-it, përpara i ka dalë gruaja e tij, e cila i ka kërkuar divorcin.
Cody e kishte tradhtuar edhe më parë të shoqen me një femër tjetër dhe ajo e kishte falur. Ata kishin 3 vite martesë dhe një fëmijë.
Videoja është publikuar më shumë se një vit më parë në “Youtube”, por është bërë virale kohët e fundit në rrjetet sociale dhe mediet ndërkombëtare, duke u shpërndarë më shumë se 2.5 milionë herë.