Njihet si grua e fortë dhe debatuese e ashpër, por Grida Duma nuk i ka kontrolluar dot emocionet dje, kur është përlotur live në emisionin “Opinion”.
Ajo ka qenë duke komentuar deklaratat e Ornela Cenajt, motrës së adoleshentes së vrarë dhe vajzës së nënës së vrarë më 29 mars 2001 nga Marjan Rroku, kur befas është emocionuar dhe është përlotur.
Grida tha se Ornela është një heroinë e vërtetë, që ka arritur e vetme të ndjekë, të gjejë vrasësin e motrës dhe të nënës, duke pasur edhe ndihmën e autoriteteve amerikane. E ka bërë e vetme, tha Grida Duma, duke iu referuar pamundësisë për ta parandaluar vrasjen në Shqipëri.
Duke folur për këtë, Grida ka ngelur dhe është përlotur një moment. /Opinion.al





