Kryeministri Rama ka shkëmbyer batuta me skocezin Dagllas Blackstock, i cili është përfaqësues i firmës britanike që do të kontrollojë cilësinë e universiteteve shqiptare dhe akreditimet e tyre. Në fund të fjalës së tij, Rama i tha skocezit: Ju ftoj të vini dhe të mësoni nga eksperienca jonë që t’ju ndihmojmë të kualifikoheni në Kampionatin Europian. Jo në këtë por në atë tjetrin ku kam përshtypjen se ne do të mungojmë”, tha Rama.“Megjithatë do të ndihemi të mirëpërfaqësuar”, shtoi ai më tej.
Pas fjalës së tij, dikush u mundua nga salla të korrigjonte kryeministrin duke thënë: “Ne shkojmë në botëror”.