Ai ka pak pothuajse një vit që është ndarë nga jeta, dhe duket se plaga është ende prezente në zemrat e tyre. Sot është ditëlindja e tij dhe kanë qenë të shumta urimet ndaj tij por ai që na preku zemrën të gjithëve është urimi i vajzës së tij të vogël.
“Happy birthday daddy” (Gëzuar ditëlindjen babi) ka shkruar Kaltrina në vizatimin që ka bërë për të atin. Një shtëpi, një tortë dhe një ëngjëll: 3 gjëra kaq të vogla por që për Kaltrinën shprehin kaq shumë. Shprehin dashurinë e saj për Dr.Florin, mënyrën sesi ajo e shikon atë si një ëngjëll mbrojtës dhe pafajësinë me të cilën ajo uron. Blerina Kondi, bashkëshortja e këngëtarit, ka postuar këtë foto në Instagramin e saj. Dhe më pas edhe një tjëtër ku duket Flori me Kaltrinën, para disa vitesh.