‘Sa më shumë nudo të mundni’ më këtë slogan mijëra çiklistë kanë pedaluar nude nëpër rrugët e Melburnit.
Edicioni australian i lëvizjes me biçikletë, që në Europë dhe Amerikë zhvillohet çdo vit në qershor, zhvillohet në Australi në fund të verës dhe ka për qëllim ekspozimin paqësor të vullnetarëve çiklistë.
World Naked Bike Ride është një event i realizuar për herë të parë në 2014, për të mbështetur të drejtat e çiklistëve, duke protestuar kundër përdorimit të makinave, trafikut, smogut dhe për të sensibilizuar për sigurinë në rrugë, ndotjen e ambientit si dhe kursimin e energjisë.