Pediatri në Treviso, Itali padit rastin e 2 prindërve të cilët e kishin mbajtur foshnjen e porsalindur me qumësht bajamesh. Kjo, sipas mjekut të familjes ka shkaktuar një ndalesë në rritjen e bebes, që nuk jepte asnjë shenjë rritjeje, as në gjatësi e as në peshë.
Pasi bëri disa kërkime, mjeku zbuloi se prindërit e fëmijës e kishin nënshtruar atë ndaj një diete krejtësisht vegjetariane: Vetëm me qumësht bajamesh. Ata kishin kundërshtuar me çdo mënyrë ta ushqenin foshnjen me ushqime të tjera me bazë shtazore.
Pediatri u përpoq t’i bindte ata për pasojat e frikshme të kësaj lloj ushqyerjeje, duke u përsëritur se qumështi i bajames nuk mund të zëvendësojë në asnjë mënyrë qumështin e gjirit, as atë artificial. Pasi ata nuk kishin pranuar të vepronin ndryshe, pediatri ishte detyruar të ngrinte një akuzë kundrejt tyre.
Është hera e 2-të që ndodh diçka e tillë brenda pak kohe, me foshnjet që ushqehen me qumësht bajamesh. Një muaj më parë, në Valencia të Spanjës, një foshnje u sëmur me skorbut për shkak të ushqyerjes vetëm me qumësht bajamesh