Braziliani ishte në gjendje për të përmbushur dëshirën e tij, për t’u takuar me Papa Francisco, por rrobat e bardha të grave që e shoqëronin atë, kanë bërë që Vatikani të anulojë gjithçka. Kështu thonë mediat italiane. Sipas tyre, Ronaldo pësoi një incident gjatë vizitës së tij në Vatikan.
Lojtari historik brazilian nuk mundi të kryente prezantimin e tij nga rrobat e shoqëruesve që kishte me vete. Gratë që e shoqëruan atë ishin të veshura me rroba liri, çka është një koncesion ekskluziv i mbretëreshave katolike dhe i grave të monarkëve katolikë.
Ronaldo kishte kërkuar për t’u takuar dhe dhënë Papës një “Dresat” të nënshkruar me ekipin brazilian, duke ndjekur gjurmët e Ronaldinhos, i cili e vizitoi Vatikanin në fillim të shkurtit. Ish-sulmuesi i Real Madrid, Interit dhe Barcelonës, ndër të tjera, mori pjesë edhe vetë në audiencën e përgjithshme të së mërkurës, që mbajti Papa Francisco në Sheshin e Shën Pjetrit.
Pra, fajtore për dështimin e takimit të planifikuar u bënë dy zonjat “e bardha”. Ato kishin veshur një “kostum” të gabuar.Kur “Fenomeni” është përpjekur të afrohet, ai është bllokuar me edukatë, duke i thënë se nuk mund të përshëndetej me Papën, për shkak të një gafe, që tashmë ka marrë emrin “Privilege White”. Këtë privilegj është dhënë aktualisht nga Vatikani vetëm për Mbretëreshën Letizia të Spanjës, Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, Princeshën Charlene të Monakos, ish-Mbretëreshën e Spanjës, Sofia, ish-Mbretëreshën e Belgjikës, Paola, dhe Grand Dukeshën Maria Tereza të Luksemburgut.