Dafina Dauti është një nga këngëtaret e cila ka të njëjta probleme ashtu si Greta Koçi në lidhje me të drejtat e autorit në YouTube.

Ndërsa Dafina ka telashe me Bleron, telashe më të mëdha kanë pasur miqtë e Dafinës, Chipsi dhe Erkand Shabani, me Greta Koçin.

Madje Greta dhe Chipsi degraduan deri në hapjen e proceseve gjyqësore me akuza të ndërsjella.

Së fundmi, Dafina në një postim në profilin privat në Facebook, ka sulmuar këngëtaren nga Shqipëria.

“Hahahahaha kjo goca as ftyrën nuk e ka të vetën, e ka ndrru komplet. Amo gjynah bre Bes Chipsi Buzuku”,- shkruan Dafina në profilin e saj përbri foto së Greta Koçit.

Tani pritet se si do të përgjigjet këngëtarja shqiptare në lidhje me këtë sulm të ulët, që bëhet kundrjt saj nga një kolege.