Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka publikuar në faqen e kompanisë së tij detajet nga një projekt ndërtimi në Divjakë.

Bëhet fjalë për një resort turistik luksoz prej 3.3 mijë metrash katrorë.

Në faqen zyrtare thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll dhe 200 hektarë në det.

Resorti është planifikuar të jetë brenda parkut Divjakë-Karavasta.

Ende nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare apo nëse do cenojë hapësirën e mbrojtur të parkut.