Para nisjes së votimit për presidentin e Kosovës, në oborrin e Kuvendit janë duke qëndruar me dhjetëra policë.
Në çdo rrugë në Prishtinë, duke mos përjashtuar as sheshet kryesore, mund të shohësh policë, transmeton “Gazeta Express”.
Aktualisht janë duke u vendosur policë me jelek antiplumb përreth dy institucioneve të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit.
Por përveç kësaj, prapa tyre janë duke u pozicionuar dhe pjesëtarë të shumtë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Sipas të gjitha parashikimeve president do të zgjidhet Hashim Thaçi. Por, ky votim në Kuvendin e Kosovës do të shoqërohet ne protesta të opozitës, e cila e kundërshton fuqishëm Thaçin në krye të shtetit.