Djali afgan, fotot e të cilit bënë xhiron e botës ku ai kishte vizatuar në një qese plasmasi emrin e Messit tashmë e ka bërë ëndrën e tij realitet. Vogëlushit i ka mbërritur një fanellë e Messit e cila mban edhe firmën e yllit argjentinas. 

Fanella e Kombëtares albi çeleste është veshur menjëherë nga djaloshi, fotot e së cilit po bëjnë sërish xhiron e botës. Tashmë ëndra e tij është plotësuar, teksa Messi tregon edhe njëherë anën e tij pozitive jashtë futbollit.