Një nga policet më të bukura në vend duke se është pëlqyer edhe nga mediat e njohura Evropiane. Bëhet fajlë për Anisa Zani.
Britanikja e njohur Mirror ka bërë një shkrim për policen bukuroshe, duke thënë se ajo ka fituar qindra admirues online. 23-vjeçarja nga Gjirokastra, që punon prej katër vitesh në polici, thotë se bukurinë ia ka falur Zoti. Ajo shprehet për gazetën britanike se merr shpesh komplimente gjatë punës së saj, por i injoron ato, pasi puna si police është prioritet për të.
Sipas Mirror, ajo ka qenë edhe në operacionet në Lazarat, duke i shpëtuar sulmeve me armë dhe granatë. Në fund, 23-vjeçarja thotë për gazetën britanike se ndjehet e sigurt vetëm në krahët e të fejuarit të saj, pasi sipas Anisës, “asnjë uniform nuk është aq e fortë, sa uniforma e dashurisë”.