Fati dhe puna e vazhdueshme duket se ja kanë shpërblyer Era Istefit. Tani duket se Era është gati të bëjë hapin më të madh në karrierën e saj si këngëtare. Menaxheri, Faton Shoshi me kompaninë e tij "Nesër" ka arritur marrëveshje me dy gjigantët botërorë të muzikës, Ultra Sony Music për të bërë një album për këngëtaren kosovare.
Kontrata ka një vlerë prej 1.5 milionë dollarë. Prodecentët me famë botërore, Kygo, Stargate, Danny Blanco, Robin Schulz dhe producenti nga Kosova, Big Bang do të përkujdesen për albumin e ri të Erës.
Kjo marrëveshje kontraktuese pritet ta bëjë Erën këngëtare me përmasa evropiane dhe botërore. Në marrëveshje është cekur se kompanitë do të prodhojnë një album, me mundësi të bërjes së një tjetri.