Më në fund zgjidhet misteri i fotos së një avioni të mbytur në një liqen, i kapur nga “Google Maps”.
Pamjet e një avioni të madh me dy motorë, i zhytur i gjithi në thellësi të liqenit Harriet, në Minneapolis (SHBA), shkaktuan mjaft zhurmë në internet, por asgjë nuk është siç duket.
Për shkak se “Google” prodhon imazhe satelitore, ka shumë mundësi që fotoja të jetë realizuar në të njëjtën kohë që avioni fluturonte mbi liqen. Kjo ka bërë që të bashkohen të dyja imazhet dhe të krijohet ideja se avioni gjendet në fund të liqenit.