Shkëlzen Gashi ka nisur stërvitjen me klubin e tij të ri, "Kolorado Rapids", ndërsa pas pak javësh nis kampionati amerikan. Vëmendja ndaj sulmuesit të kombëtares shqiptare është shumë e madhe, edhe për faktin se është blerja më e rëndësishme e sezonit, ndërkohë që klubi ka postuar në ueb edhe një video zbavitëse, ku lojtarët e "Kolorado"-s pyeten në lidhje me emrin e Gashit.
Shkëlzen është emër mjaft i vështirë për amerikanët dhe asnjë nga lojtarët e pyetur nuk arrin ta thotë saktë, derisa i korrigjon Gashi, por më vonë të gjithë bien dakord: Askush nuk do ta thërrasë me emër, por thjesht Gashi.