Zv/kryeredaktorja e “Gazetës Shqiptare”, Rezarta Delisula, ka treguar mbrëmë në emisionin “Opinion” një histori personale se si gjatë punës së saj i është dashur të provojë edhe një lloj droge që për kohën e sotme duken shumë të çuditshme, por jo edhe aq për vitin 1998 kur bën fjalë historia që ajo tregon. Një ndër këto drogëra është edhe ajo mastiç.

“Këtë drogën e njihte në Tiranë vetëm Karlo Bolino. Isha me një grup që shkuam miqësisht të cilët e dinin që do e bëja këtë gjë. Hipëm në makinë, bëmë mastiçin dhe e provova. Mastiçi i këpucëve futej në një qese plastike, fryhej te qesja dhe thithej. Thithje atë dylientin që ka mastiçi dhe për çerek ore, “avulloje” nga mendtë e kokës”, tregon Delisula.