Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers, Milky Way Minis”, “Miniatures” edhe disa të tjera me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017. por edhe disa produkteve tjera në Gjermani, pasi në një prej produkteve janë gjetur copëza plastike.

“Dëshirojmë që konsumatorët të mos blejnë produktet e prekura dhe të mos i konsumojnë”, ka thënë kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit në Gjermani, ndërsa mësohet se tërheqja është vullnetare.

 Reuters raporton se zyrtarët e kompanisë në Gjermani nuk kanë komentuar në lidhje me ngjarjen. Mbetet ende për tu mesuar dëmi financiar i shkaktuar nga gjejta e plastikës në çokollata.