Ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë djalin Saint dhe pas disa shenjave që ka dhënë nëpër profilet e saj sociale, më në fund, Kim ka prezantuar djalin e saj duke postuar foton e plotë të të birit. Bashkë me foton Kim shkroi:
“Sot, është ditëlindja e babait tim. E di se ai, më shumë se çdo gjë në botë, do të donte të takonte nipin e tij. Ndaj sot dua ta ndaj këtë foto të Saint me të gjithë ju”, – shkruan në profilin e saj në Twitter ylli i reality show-t.
22 shkurti përkon me ditën e lindjes së babait të Kim. Sot, ai do të mbushte 72 vjeç, por fatkeqësisht u nda nga jeta në vitin 2013.
Pasi postoi edhe një foto të të atit në rrjetet sociale, Kim shkroi: “Gëzuar ditëlindjen babi! Nuk mund ta besoj se sot do të ishe 72 vjeç. Shumë gjëra kanë ndodhur në jetën tonë qysh kur ti u largove nga jeta, por unë e di që ke qenë engjëlli im mbrojtës duke parë gjithçka nga lart. Më mungon shumë! Të dua!”