Tifozët e Interit janë kthyer dje në protagonistë me mesazhet që i kanë drejtuar shoqërisë dhe dy të ftuarve specialë të Masimo Moratit.  Ultrasit e “Curva Nord”-it sulmuan ashpër drejtuesit, trajnerin dhe lojtarët aktualë.

“Përballë heshtjes për shtyp, ditëve të pushimit dhe polemikave me arbitrat… drejtues të shoqërisë, trajner dhe lojtarë… merrni përgjegjësitë tuaja dhe tregoni atributet!!!”, ishte mesazhi i parë. Më tej radhën e kishte Ronaldo.  “Legjendat nuk ndërrojnë fanellë… ata që bëjnë diçka të tillë quhen burra m…!!!”, ishte mesazhi për Ronaldon, të cilit nuk i falin mënyrën se si u largua, por edhe transferimin te Milani në fund të karrierës.I vetmi që ka “shpëtuar” ka qenë Zhoze Murinjo. “Çdo ditë, në çdo çast, në çdo moment… përgjithmonë faleminderit Jose”, ishte mesazhi i ultrasve për “Special One”.