Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather vazhdon të shijojë pushimet pas largimit nga sporti, duke udhëtuar anembanë botës, por mbi të gjitha duke u treguar gjithnjë e më shumë ekstravagant.
Sot ai ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram”, teksa është duke udhëtuar me avionin e tij privat nga Los Anxhelosi, pasi ka parë takimin Lakers-San Antonio (113-119). Dhe në tavolinën e avionit ai ka vendosur një shumë të madhe parash, tufa nga 100 dollarë, që shpesh Floyd shprehet se i ka “pare xhepi”.
Vetëm gjatë vitit të kaluar ai fitoi mbi 200 milionë dollar nga duelet e tij. Shpesh boksieri poston foto me shumë të mëdha parash në faqet zyrtare, duke çmendur fansat e tij. Mayweather u kthye këtë javë nga Londra, ku dhe mbylli në turne 2-javor në Europë. Sipas jush, sa parà ka me vete në avion Mayweather?