Sipas burimeve të brendshme të stafit të kryeministrit kosovar Isa Mustafa, ai do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për në Londër dhe qëllimi i vizitës është takimi i tij me kryeministri serb Aleksandër Vucic për të marrë përkrahjen e Listës Serbe në paralament, në mënyrë që të votohet Hashim Thaçi për president. Kjo vjen pas deklaratave të fundit të Listës Serbe për mosgatishmërinë e tyre për të votuar pro Hashim Thaçit.

Një ditë më parë, Slavko Simic, kreu i Listës Serbe, tha se nuk kanë ndonjë detyrim ndaj partnerëve të koalicionit për të përkrahur ndonjë kandidat për president. "Çdo deputet i Listës Serbe duhet ta ketë me dije se përfaqëson një elektorat të bashkësisë serbe dhe asnjë deputet nuk mund të votoje me vullnetin e tij, por në konsultim me vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqëson në parlament," – tha Simic.